“Super resorti që rrezikon Parkun Kombëtar”, trailer.

  • 1:24 min
  • 04/12/2017
  • 1965  Shikime

“Mabetex”, kompania e Behgjet Pacollit, kërkon të ndërtojë një resort turistik në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
Qeveria shqiptare ka lejuar që kompania të çelë procedurat për marrjen e lejeve.

Inisiativa po kundërshtohet prej ambientalistëve, konservatorëve të mjedisit, aktivistëve e një pjese të shoqërisë civile.
Brenda Parkut shtrihet Laguna e Karavastasë e cila strehon të famshmin “Pelikanin kaçurrel”. Pyjet, Godullat, kallamishtet dhe shkurrishtet kënetore përbëjnë një mjedis të shkëlqyer për mijëra shpendë migratorë dhe kafshë të egra.

A rrezikon ndërtimi të ardhmen e tyre, parkun në tërësinë e tij?